Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Pse katėr medhhebet?

© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2011. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
Dėgjo
    Kur'an
        online
Lexo
Kur'an online

PDF

Nė Gjuhėn Shqipe
Ėshtė nė nderin e intelektualėve tė sotėm tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė qė tė studiojnė njohin e promovojnė figura tė tilla tė shquara si Hafiz Dalliu, qė jo vetėm me penė, por edhe me pushkė kanė luftuar pėr lirinė, pavarėsinė dhe tė drejtat kombėtare tė vendit dhe popullit tonė.

Hafiz Dalliu ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė periudhės sė fundit tė Rilindjes kombėtare shqiptare dhe periudhės sė parė tė pavarėsisė sė vendit, i cili ka punuar e luftuar me tė gjitha forcat e mundėsitė e tij fizike e mendore duke u vėnė totalisht nė dispozicion dhe funksion tė ēėshtjes kombėtare. Edhe Pse ėshtė njė figurė e tillė, pėr fat tė keq, pėr 45 vjet me radhė u la nė harresė nga Diktatura Komuniste pėr shkaqe banale ideologjike.

Ibrahim Dalliu lindi nė vitin 1878 nė njė familje tiranase dhe qė nė adoleshencėn dhe rininė e hershme u dallua pėr aftėsitė e tij intelektuale. Pasi mbaroi shkollėn “Ruzhdije” nė vendlindje, nė moshėn 17 vjeēare shkoi pėr tė vazhduar studimet nė Stamboll, ku u pajis me kulturė tė gjerė e tė gjithanshme. Kėtu Ai arriti tė pėrvetėsojė nė shkallė tė lartė gjuhėt turqisht, arabisht e persisht dhe veē arsimit e kulturės fetare nė tė cilat u bė njė ekspert i nivelit tė lartė, studIoi dhe u njoh me dinamikėn e aktivitetit patriotik tė figurave mė tė njohura tė Rilindjes shqiptare si vėllezėrit Frashėri, Hasan Tahsini, Ismail Qemali, Jani Vreto, K. Kristoforidhi, Pashko Vasa, Sotir Peēi etj., njė pjesė e tė cilėve i njohu edhe personalisht. Kur u kthye nė Tiranė nė moshėn 21 vjeēare ai kishte krijuar identitetin e tij patriotik duke pėrcaktuar qartė rrugėn qė do tė ndiqte nė jetė. Ai duke studiuar veprat e rilindėsve shqiptarė dhe duke u njohur me veprimtarinė e tyre konkrete nė interes tė ēėshtjes kombėtare, arriti tė kuptojė shkaqet e prapambetjes sė kombit shqiptar nė raport me kombet e tjera dhe ishte ndėrgjegjėsuar pėr detyrat qė e prisnin. Ai u kthye nė Shqipėri nė njė moment kur lėvizja patriotike, nėn ndikimin dhe veprimtarinė e shquar tė patriotėve shqiptarė qė vepronin nėpėrmjet shoqatave patriotike tė Stambollit, Bukureshtit, Egjiptit etj. dhe vendimet e Lidhjes shqiptare tė Prizrenit, kishte marrė pėrmasa tė reja. Tani patriotėt shqiptarė u kishin drejtuar fuqive ndėrkombėtare dhe Portės sė Lartė, kėrkesa me karakter tė theksuar politik duke u kėrkuar me forcė Pavarėsinė  kombėtare, krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, pėrdorimin e gjuhės shqipe nga administrata e vendit, pėrhapja e shkollave nė gjuhėn shqipe etj. Nė formimin patriotik tė Hafiz Dalliut mendoj se kanė ndikuar dy faktorė themelorė:

-E para ėshtė origjina e tij familjare, njė familje patriote e intelektuale, shtresė e mesme qytetare si dhe mjedisi shoqėror ku ai lindi dhe kaloi adoleshencėn e tij. Babai i tij, Mustafai dhe dy vėllezėrit, Hysniu dhe Aliu kanė qenė klerikė tė njohur me tituj “Haxhi” dhe “Hafiz”. Mustafai ishte njė intelektual dhe patriot i njohur qė mbante lidhje me familjet mė nė zė tė Tiranės dhe rrethet mė tė larta patriotike tė qytetit. Kėshtu, Mustafai si mik i familjes Toptanase e vuri nė kontakt Ibrahimin me Seremedin Toptanin dhe djalin e tij, Murat Toptanin me tė cilin Hafiz Dalliu mbajti lidhje tė ngushta gjatė gjithė aktivitetit tė tij patriotik nė Tiranė. Po ashtu u vu nė kontakt edhe me shumė familje tė tjera patriote tiranase. Nė kėtė mėnyrė, Hafiz I. Dalliu i rritur nė njė mjedis tė tillė familjar e shoqėror dhe pėr vetė cilėsitė e tij intelektuale u brumos me ndjenjat e larta patriotike tė dashurisė pėr Atdheun dhe gjuhėn e popullit tė tij, kuptoi gjendjen e rėndė nė tė cilėn ndodhej Shqipėria  nė atė periudhė dhe shkaqet qė kishin ēuar nė atė gjendje.

Faktor tjetėr shumė i rėndėsishėm qė ndikoi nė formimin patriotik tė Dalliut janė kontaktet e tij tė shumta me patriotė shqiptarė tė Komitetit tė Stambollit gjatė periudhės qė ishte me studime nė Stamboll si dhe njohja me veprat e tyre teorike dhe praktike. Ai pati rastin tė njihet me veprimtarinė e patriotėve tė mėdhenj si vėllezėrit Frashėri, K. Kristoforidhi, Sotir Peēi, Jani Vreto, Pashko Vasa etj. Ai njohu kėtu “Abetaren” e K. Kristoforidhit dhe atė tė Sami Frashėrit tė cilat qenė pėrgatitur pėr mėsimin e gjuhės nė shkollat shqipe nė vend, si dhe njė tekst tjetėr i pėrgatitur nga S. Frashėrit “Dheshkronja”, tekst gjeografie pėr shkollat shqipe. Nė mėnyrė tė veēantė u frymėzua nga vepra e madhe patriotike e Abdyl Frashėrit, i cili si para edhe pas “Lidhjes sė Prizrenit” shkruajti njė numėr artikujsh kushtuar vendit, pėr tė promovuar tė kaluarėn e lashtė tė shqiptarėve dhe historinė e tyre nė trojet e veta tė trashėguara nga tė parėt, si dhe kontaktet e shumta tė tij politike dhe diplomatike me rrethet e larta drejtuese nė vendet e ndryshme tė Evropės etj. Jeta dhe vepra e kėtyre patriotėve e brumosėn Hafizin me dashurinė pėr Atdheun, pėr popullin dhe gjuhėn shqipe, e frymėzuan atė nė gjithė aktivitetin patriotik qė kreu gjatė jetės sė tij dhe i dhanė atij kurajon dhe fuqitė e nevojshme pėr tė pėrballuar presionet e shumta e tė gjithanshme dhe kėrcėnimet deri edhe me jetė.

Nė kėtė mėnyrė Hafizi njohu thellė jo vetėm mjedisin politiko-shoqėror nė tė cilin jetonte populli shqiptar, politikėn antishqiptare kundėr lirisė dhe tė drejtave tė shqiptarėve, shtypjen politiko-ekonomike dhe ndalimin e gjuhės dhe shkollave shqipe, veprimtarinė pėrēarėse nė radhėt e popullsisė vendase etj., por edhe qėndrimin patriotik dhe luftėn e vendosur qė bėnin rrethet patriotike tiranase dhe nė pėrgjithėsi tė gjithė patriotėt shqiptarė kundėr kėsaj politike antishqiptare qė rrezikonte tė shkatėrronte pėrfundimisht ēėshtjen shqiptare. Hafizi u rreshtua vendosmėrisht nė krahun e patriotėve dhe luftoi pa ndėrprerė, gjatė gjithė jetės sė tij pėr realizimin e aspiratave pėr pavarėsinė kombėtare. Ėshtė kjo arsyeja qė Hafiz Dalliun do ta gjejmė pjesėmarrės aktiv nė gjithė ngjarjet dhe momentet mė tė rėndėsishme qė kaloi vendi pas kthimit tė tij nga Stambolli nė vitin 1901.

- Kėshtu nė vitin 1902 e gjejmė bėshkėpunėtor me Filip Ashikun nė hapjen e shkollave shqipe nė Tiranė duke vazhduar deri nė fund tė vitit 1903, kur kėto shkolla u mbyllėn; edhe se u mbyllėn shkollat legale, Hafizi vazhdoi tė njėjtin aktivitet nė mėnyrė ilegale duke drejtuar kurse tė gjuhės shqipe nė familjet e qytetarėve tiranas si kurset nė familjen e Murat Toptanit pėr ta rifilluar pėrsėri kėtė aktivitet nė mėnyrė legale nė vitin 1908;

-Nė vitin 1908  sė bashku me patriotėt Refik Toptani, Mahmut Fortuzi, Hysni Dalliu etj. themeloi nė Tiranė klubin patriotik “Bashkimi”, si mjet pėr tė realizuar dhe mbrojtur tė drejtat kombėtare. Ky  Klub ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė pėrhapjen dhe fuqizimin e lėvizjes patriotike pėr pavarėsi kombėtare dhe nė luftėn pėr pėrhapjen e shkollave dhe mėsimin e gjuhės shqipe. Klubi “Bashkimi” u hap nėn patronazhin e Klubit tė Manastirit dhe kishte njė aktivitet shumė tė gjerė. Lidhur me veprimtarinė e Klubit “Bashkimi” dhe ndikimin qė kjo veprimtari pati nė ngjarjet patriotike tė asaj periudhe, H. Dalliu mė vonė do tė shkruante: “Qė prej asaj kohe ėshtė mbjellė fara e urueshme e shqiptarizmės nė Tiranė dhe ka zėnė rrėnjė nė zemrat e tiranasve”.

-Po nė kėtė vit e gjejmė shumė aktiv nė pėrgatitjen e Kongresit tė Manastirit dhe zbatimin e vendimeve te tij. Ai ka theksuar nė shkrimet e tij rėndėsinė e kėtij Kongresi nė historinė e kombit tonė nė luftėn pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhės amtare duke e quajtur atė “Kongresi i alfabetit”.

Nė frymėn e Kongresit tė Manastirit dhe pėr zbatimin e vendimeve tė tij, u mendua tė mblidhej njė kongres kombėtar pėr tė diskutuar mbi zhvillimin dhe pėrhapjen e mėsimit tė gjuhės shqipe. Pėr kėtė arsye nė datat 2-9 shtator 1909 zhvilloi punimet Kongresi i Elbasanit nė tė cilin morėn pjesė 35 delegatė si pėrfaqėsues tė gjithė shoqatave patriotike shqiptare brenda ose jashtė vendit. Kėtu mori pjesė edhe njė delegacion nga qyteti i Tiranės qė kryesohej nga Refik Toptani, nė tė cilin merrte pjesė edhe Hafiz Dalliu. Kongresi, nė zbatim tė vendimeve tė Kongresit tė Manastirit, aprovoi alfabetin latin tė gjuhės shqipe dhe vendosi hapjen e shkollės Normale nė Elbasan pėr pėrgatitjen e kuadrove mėsues qė do tė shėrbenin pėr mėsimin e gjuhės nė gjithė trevat e banuara nga shqiptarėt.

Nė zbatim tė vendimeve tė Kongresit tė Elbasanit, mė 2 dhjetor 1909 u hap shkolla Normale nė Elbasan, me drejtor Luigj Gurakuqin dhe nė trupin mėsimor pedagogjik, pėrkrah Aleksandėr Xhuvanit, Simon Shuteriqit, Sotir Peēit etj. ishte edhe Hafiz Ibrahim Dalliu.

-Nė vitet 1910 e gjejmė tė angazhuar me armė nė dorė nė ēetėn atdhetare qė drejtohej nga Abdi Toptani, e cila kreu veprime luftarake nė Krujė e rrethinat e saj.

-Mė 26 nėntor 1912 ėshtė pjesėmarrės aktiv nė pėrgatitjen dhe zhvillimin e ceremonisė sė ngritjes sė Flamurit dhe shpalljes sė pavarėsisė nė Tiranė. Hafiz Dalliu, pas ceremonisė sė shpalljes sė Pavarėsisė nė Tiranė, ėshtė autori kryesor i pėrgatitjes sė njė Letėr-Proteste dėrguar forcave ushtarake serbe qė ndodheshin nė zonėn verilindore tė Shqipėrisė dhe pėrgatiteshin tė mėsynin Tiranėn duke i vėnė nė dijeni se Tirana kishte shpallur pavarėsinė dhe ishte e gatshme ta mbronte me ēdo ēmim.

-Nė vitin 1920 ėshtė anėtar i delegacionit tė trevės sė Tiranės nė Kongresin e Lushnjes dhe pas kthimit nė Tiranė ėshtė njė nga veprimtarėt mė aktivė nė zbatim tė vendimeve tė Kongresit. Gjatė gjithė periudhės, deri nė vitin 1924 ėshtė aktiv nė gjithė ngjarjet politike tė kohės duke u rreshtuar me forcat progresiste nė mbrojtje tė interesave  tė masave tė gjera tė popullit.

-Gjatė periudhės sė sundimit tė Mbretit Zog ėshtė marrė kryesisht me studime nė fushėn e fesė islame duke bėrė komente, duke pėrkthyer, zbėrthyer e interpretuar libra tė shenjtė si Kur’ani si dhe vepra tė personaliteteve tė shquara islame. Po ashtu ka bėrė edhe studime nė fushėn e islamit qė pėrbėjnė kontribut tė tij personal nė kėtė fushė.

-Pas lufte e gjejmė anėtar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė pėr aftėsitė dhe kontributin e tij nė fushėn e letėrsisė, por ai nuk mund tė vazhdonte gjatė nė kėtė mėnyrė. Personaliteti i tij qė karakterizohej nga liria e mendimit dhe veprimit nuk mund tė duronte kornizat ideologjike ku e futi artin dhe letėrsinė diktatura komuniste. Ai i u kundėrvu kėtyre rregullave dhe pėr kėtė pėrfundoi nė burg ku edhe u sėmur rėndė dhe u nda nga jeta nė vitin 1952, nė moshėn 74 vjeēare.

Hafiz Dalliu ka qenė jo vetėm prezent nė momentet e mėsipėrme nė tė cilat ka kaluar vendi, por edhe pjesmarrės aktiv qė ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare. I gjithė aktiviteti i tij nė fushėn fetare, arsimore, publicistike dhe poetike pėrshkohet nga ndjenja e thellė patriotike. Ai  theksonte: “Patriot quhet ai njeri qė asht i pajuem me gjitha vetijat e nalta njerzore dhe kombtare. Atij duhet t’i ndizet gjaku, t’i idhnohet zemra kur tė shohi e tė ndigjojė se po cėnohet e po merret ndėr kambė e drejta e kombit tė vet”.

Hafiz Dalliu i pėrket asaj plejade klerikėsh tė lartė qė e lidhi thellė ēėshtjen e fesė me atė kombėtare. Imam Vehbi Ismaili, themelues i Qendrės Islamike tė shqiptarėve tė Amerikės dhe Kanadasė, lidhur me kėtė shprehet: “Ai (H.Dalliu) u mbėshtet fort nė binomin fe-Atdhe”. Hafizi ishte njė besimtar dhe klerik i devotshėm qė kryente me pasion dhe ndėrgjegje tė lartė shėrbesat fetare, por nė tė njėjtėn kohė ishte edhe patriot dhe si i tille kreu me devotshmėri edhe detyrėn patriotike. Nė luftė kundėr propogandės armiqėsore e pėrēarėse, Hafizi gjithashtu predikonte me forcė: “Ne shqiptarėt, prej ēdo feje qofshim, jemi tė tan vėllazėn gjaku, vėllazėn gjuhe dhe vėllazėn vatani”. Pėr tė hequr ēdo dyshim dhe pėr tė thyer propogandėn qė bėhej nė kėtė drejtim ai iu pėrvesh punės pėr pėrkthimin e Kur’anit dhe pjesė tė tjera nga librat e shenjtė, bėnte shėrbesat fetare nė gjuhėn shqipe duke shpjeguar qartė teorikisht se “Ēdo gjuhė ėshtė e aftė pėr tė shprehur lutjet ndaj Zotit”.

Hafiz Dalliu ėshtė  jo vetėm njė veprimtar patriot qė punoi me tė gjitha forcat e tij  nėpėrmjet shkrimeve e diskutimeve tė shumta, pjesėmarrjes aktiv nė ēdo veprimtari tė shoqatave patriotike tė kohės, por edhe duke luftuar me armė nė dorė kur e ka dashur nevoja.

Nė kėtė mėnyrė Hafiz Dalliu mbetet nė historinė e kulturės dhe shkencės islame njė luftėtar konseguent, njė mendimtar i guximshėm, njė teolog i shquar dhe njė demokrat dhe patriot i zjarrtė. Vepra e Dalliut ėshtė njė shembull frymėzimi jo vetėm pėr besimtarėt myslimanė, por edhe pėr gjithė brezin e ri, pėr formimin e tyre me traditat e shquara tė kombit shqiptar. Ai ėshtė simbol i qėndresės sė pamposhtur, i atdhetarit tė zjarrtė, i pastėrtisė morale, qė kurdoherė me besimin e patundur tek Zoti dhe drejtėsia, mbrojti interesat e vendit tė tij.

Veprimtaria dhe krijimtaria e Dalliut pėr 45 vjet u la nė harresė nga regjimi komunist, figura e tij u vlerėsua e u ngrit lart kur u rivendos pėrsėri demokracia pėr tė cilėn ai punoi pa u pėrkulur gjithė jetėn e tij.

Nga: Lira Musollari

Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952)
Personalitete

Hafiz Ibrahim Dalliu ishte njė intelektual i shquar i trevės sė Tiranės qė ka shkrirė jetėn e tij pėr ēėshtjen kombėtare, pėr pavarėsinė e vendit, pėr pėrhapjen e shkollave shqipe, pėr shkrimin e leximin e gjuhės amtare, pėr ruajtjen dhe forcimin e zakoneve e traditave tė popullit shqiptar.
Fortėsia e besimtarit dhe qėndrueshmėria e tij
Intelektual tė shquar shqiptar nė mediat arabe

Emancipimi i femrės pėrmes islamit
GRUAJA NĖ ISLAM

SHĖNDETI
Ushqimet e preferuara tė Muhamedit a.s.

Hafėz Ibrahim Dalliu
Komentimi i Istiadhes