Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Pse katėr medhhebet?

© Kėshilli i Bashkėsisė Islame - Prishtinė 2009-2011. Tė gjitha ė drejtat tė rezervuara ®
Dėgjo
    Kur'an
        online
Lexo
Kur'an online

PDF

Nė Gjuhėn Shqipe
Komentimi i Istiadhes

Fjalėt e Istiadhes janė: “Eudhu bil lahi minesh shejtanir raxhim” qė do tė thotė: “Kėrkoj mbrojtje prej Allahut qė tė mė mbrojė nga shejtani i mallkuar”

Allahu i Lartėsuar urdhėron e thotė nė Kuranin Famėlartė:

“E nėse dėshiron qė tė lexosh Kuran, kėrko mbrojtje prej Allahut nga shejtani i mallkuar.”

Nė fakt, ka disa mėnyra tė ndryshme se si njeriu mund ta thotė Istiadhen.

1 - Eudhu bil lahi minesh shejtanir raxhim

2 – Eudhu bil lahis semi’il alim minesh shejtanir raxhim. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i transmetuar nga Ebu Seid El Hudri, se kur Profeti (a.s) fillonte tė falte namazin e natės thoshte: “Eudhu bil lahis semi’il alim minesh shejtanir raxhim”

3 – Eudhu bil lahi minesh shejtanir raxhim, hemzihi ue nefhihi ue nefthihi. qė do tė thotė: “Kėrkoj mbrojtje prej Allahut nga shejtani i mallkuar, fryma, mėndjemadhėsia dhe poezia  e tij.”

Ka edhe lloje tė tjera qė janė tė ngjashme me njėra-tjetrėn, por mė e pėrdorura ėshtė forma e parė.

Ai i cili kėrkon mbrotje prej Allahut nga shejtani i mallkuar ėshtė besimtari musliman i cili beson tek Allahu, feja e Tij e pastėr dhe profetėsia e Muhamedit (a.s) . Besimtari kėrkon prej Allahut qė ta mbrojė, sepse kushdo qė i lutet Allahut pėr ta mbrojtur Ai e mbron, ashtu sikurse u lut e jėma e Merjemes: “Unė e quajta atė Merjem dhe kėrkoj prej Teje ndihmė qė ta mbrosh atė dhe pasardhėsit e saj nga shejtani i mallkuar”


Tė gjithė fėmijėt kur lindin bėrtasin, qajnė sepse shejtani i ngacmon pėrveē birit tė Merjemes.

Musliamani kėrkon mbrojtje prej Allahut qė ta mbrojė e ta ruajė nga shejtani. Shejtani ėshtė armiku mė i pėrbetuar i njeriut. Ai vazhdimisht e sulmon njeriun qė ta marrė me vete nė zjarrin e Xhehenemit. Lufta qė njeriu zhvillon me shejtanin nuk ėshtė e barabartė pėr arsye se ai na shikon neve, kurse ne nuk e shikojmė atė. Le tė mbyllim sytė, jam i sigurtė qė sikur ne tė na sulmojė njė fėmijė i vogėl ai do tė na mundė. Po me shejtanin i cili lėviz brenda nesh ashtu sikurse gjaku nė trupin tonė. Le tė jemi tė sigurtė qė nėse mendojmė se mund tė pėrballemi me shejtanin, luftėn e kemi tė humbur. Por qė ta fitojmė luftėn me tė duhet me u mbėshtet dhe me kėrkuar ndihmė nga Allahu i Lartėsuar qė tė na ruajė nga e keqja e tij.

Tė kėrkosh mbrojtje nga Allahu prej shejtanit tė mallkuar do tė thotė se nė rradhė tė parė njeriu e pranon qė ėshtė i dobėt dhe ka nevojė qė tė mbėshtetet tek njė forcė mė e madhe. Kėshtu qė nėpėrmjet “Istiadhes” ai krijon njė lidhje tė ngushtė me Krijuesin. Njeriu i cili dėshiron tė afrohet me Krijuesin, nė rradhė tė parė ai e shpreh pėrulėsinė, paaftėsinė dhe pafuqinė e tij pėrpara Tij, ashtu sikurse veproi Profeti (a.s) kur ishte nė Taif. Kėtė ndjesi ta jep “istiadhja”

Shejtani pėrshkruhet me njė cilėsi qė ėshtė i mallkuar. Po pėrse ėshtė mallkuar shejtani? Kur Allahu e krijoi Ademin (a.s) Allahu e urdhėroi shejtanin qė tė binte nė sexhe, por ai refuzoi urdhrin hyjnor me preteksin se ėshtė mė i mirė se njeriu. Pėr shkak tė mėndjemadhėsisė sė tij, Allahu e mallkoi duke e larguar nga mėshira e Tij. Ai do tė jetojė pėrjetėsisht nė zjarrin e Xhehenemit.

            Njė ndjesi tjetėr qė tė jep “istiadhja” ėshtė se sikur Allahu na drejtohet ne njerėzve nėpėrmjet saj: lėreni shejtanin qė ėshtė i mallkuar sepse vendi i tij ėshtė zjarri i Xhehenemit dhe afrohuni tek Unė qė jam Mėshiruesi Mėshirploti.

                 Rastet kur njeriu duhet ta thotė “istiadhen”

                 Tė shumta janė ato raste kur njeriu duhet tė kėrkojė mbrojtje prej Allahut tė Lartėsuar nga shejtani i mallkuar. Mė poshtė, po pėmendim shkurtimisht disa prej kėtyre rasteve:

1- Kur njeriu ėshtė i zemėruar dhe i inatosur duhet ta thotė “istiadhen” nė mėnyrė tė atillė qė tė qetėsohet. Rasti mė i mirė dhe mė i volitshėm pėr shejtanin ėshtė atėherė kur njeriu ėshtė i zemėruar. Nė kėto ēaste, fjalėt qė njeriu nxjerr nga goja janė tė pakontrolluara, po ashtu edhe veprimet e tija. Nė rastet kur njeriu ėshtė i zemėruar flet fjalė apo bėn vepra pėr tė cilat mė vonė kur tė jetė i qetėsuar do tė pendohet. Kur njeriu ėshtė i zemėruar bie shumė shpejt pre e kurtheve tė shejtanit, prandaj nė tė tilla raste njeriu duhet tė kėrkojė mbrojtje nga Allahu i Lartėsuar prej shejtanit tė mallkuar. Nė kohėn e Profetit (a.s), dy njerėz ishin duke u grindur me njėri-tjetrin. Njėri prej tyre aq shumė ishte zemėruar saqė i ishin fryrė damarėt. Profeti (a.s) u tha tė pranishmėve: Unė e kėshilloj atė qė tė thotė “istiadhen” dhe atij ka pėr t’ju larguar ajo gjendje nė tė cilėn ndodhet.

2 - Njeriu i cili dėshiron tė lexojė Kuran, pėrpara se tė fillojė leximin duhet tė thotė “istiadhen”  Argument pėr kėtė ėshtė ajeti kuranor: “Kur dėshiron tė lexosh Kuranin, kėrko mbrojtjen e Allahut kundėr shejtanit tė mallkuar.”[1] Urtėsia e kėndimit tė “istiadhes” pėrpara leximit tė Kuranit ėshtė fakti se vetė leximi i Kuranit konsiderohet njė prej ibadeteve mė madhėshtore dhe nėpėrmjet tij muslimani afrohet mė shumė tek Allahu. Profeti (a.s) ka thėnė: “Kush lexon njė shkronjė nga Libri i Allahut ka bėrė njė punė tė mirė, e puna e mirė shpėrblhehet 10-tė fish. Nuk them ELIF LAM MIM njė shkronjė, por ELIFI ėshtė njė shkronjė, LAM ėshtė njė shkronjė dhe MIMI ėshtė njė shkronjė.” Duke qenė se leximi i Kuranit ėshtė ibadet dhe nėpėrmjet Tij, muslimani afrohet tek Allahu i Lartėsuar, atėherė kjo kėrkon prej tij qė tė jetė i sinqertė e tė jetė prezent nė leximin e tij me gjithė qėnien e tij nė mėnyrė tė atillė qė tė fitojė shpėrblimin e tij. Mirėpo, ashtu siē ėshtė e ditur, shejtani e ka zakon qė ta ngacmojė njeriun kur ai ėshtė nė adhurim, nė vend qė njeriu tė pėrqėndrohet nė lexim, ai (shejtani) e shpėrqendron. Prandaj, Allahu i Lartėsuar na urdhėron qė tė kėrkojmė mbrojtje prej Tij nga shejtani i mallkuar pėrpara se tė lexojmė Kuran.

3- Kur leh qeni dhe pėllet gomari duhet ta thotė “istiadhen” Profeti (a.s.) ka thėnė: “Nėse nė darkė dėgjoni tė lehurėn e qenit dhe tė pėlliturėn e gomarit, kėrkoni mbrojtje prej Allahut nga shejtani i mallkuar, sepse ato shikojnė atė qė ju nuk e shikoni.”[2] Nė fakt, nė darkė shejtanėt janė mė aktivė dhe shpėrndahen gjithandej. E lehura e qenit, apo pėllitja e gomarit ėshtė njė shenjė e mirė, sepse ata na paralajmėrojnė pėr tė keqen qė po na afrohet. Njeriu dhe veēanėrisht muslimani nuk duhet tė tregohet indiferent kur dėgjon tė lehurėn e shejtanit apo pėllitjen e gomarit.

4- Njeriu duhet ta thotė “istiadhen” pėrpara se tė hyjė nė tualet, sepse Profeti (a.s.) pėrpara se tė hynte nė tualet thoshte: “All llahum me in ni eudhu bike minel hubthi uel habaith (O Allah! Tė mbėshtetem Ty tė mė ruash nga shejtanėt dhe shejtanet.”[3] Njė prej atyre vendeve ku mė sė shumti mblidhen shejtanėt ėshtė tualeti. Megjithėse sot, tualetet nuk ngjajnė me ato tė dikurshmet, sepse ato janė mė me salltanet e kanė mė luks, nuk duhet tė na gėnjejė mendja se shejtanėt nuk mblidhen aty. Nė banjė, nuk lejohet qė muslimani ta pėrmendė emrin e Allahut, prandaj pėrpara se tė hyjmė nė tualet, hyjmė me kėmbėn e majtė dhe themi duanė e sipėrpėrmendur.

5 - Gjatė dhikrit tė mėngjesit dhe tė mbrėmjes njeriu e thotė “istiadhen” Ebu Hurejra transmeton. Ebu Bekri tha: O i Dėrguar i Allahut! mė urdhėro  me diēka qė ta veproj nė mėngjes dhe nė mbrėmje. Ai tha: thuaj: “All llahum me alimel gajbi uesh shehadeti, fatires semauati uel erd, rab be kul li shej’in ue melikehu. Esh shhedu en la ihahe il la ente, Eudhu bike min sher ri nefsi ue min sher rish shejtani ue shirkihi.( O Zot! Ti je ai qė di tė fshehtėn dhe tė dukshmen. Ti je Krijuesi i qiejve dhe i tokės. Ti je Zoti dhe Sunduesi i gjithēkaje. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Teje. Kėrkoj mbrojtje prej teje qė tė mė ruash nga e keqja e vetes time dhe nga e keqja e shejtanit dhe ortakėve tė tij.)  Ai tha: Thuaje kėtė kur tė gdhish nė mėngjes kur tė ngrysesh nė mbrėmje dhe kur tė shtrihesh nė shtrat.”

6 – Kur njeriu zgjohet i frikėsuar nga gjumi duhet tė thotė ato fjalė tė cilat na ka mėsuar Profeti (a.s): “Bismilah, Eudhu bi kelimatil lahit tam mati min gadabihi ue ikabihi ue sher ri ibadihi, ue min hemezatish shejatini ue en jahdurun.” qė do tė thotė: “Me emrin e Allahut. Kėrkoj mbrojtje me fjalėt e Allahut tė plota nga zemėrimi, ndėshkimi dhe e keqja e robėrve tė Tij, ashtu sikurse kėrkoj mbrojtje prej ngacmimeve tė shejtanėve dhe prezencės sė tyre.” Ndodh qė njeriu mund tė shikojė njė ėndėr tė frikshme dhe papritur zgjohet dhe realisht ka frikė, frika nė kėtė rast ėshtė evidente dhe njeriut i vjen vetvetiu dhe ajo vazhdon ta ndjekė njeriun nė minutat apo ēastet vijuese. Edhe errrėsira e natės ndikon pėr keq. Pikėrisht nė kėtė rast tė vėshtirė Profeti (a.s) na kėshillon qė tė ndėrrojmė krahun e fjetes dhe tė themi “istiadhen”

7 – Rast tjetėr kur shejtani e ngacmon njeriun ėshtė kur ai ėshtė duke u falur gjatė namazit. Shejtani i vjen muslimani dhe mundohet qė ta shpėrqendrojė nga namazi, atėherė muslimani nė kėtė rast duhet tė pėshtyjė 3 herė nė krahun e majtė dhe tė thotė “istiadhen”

8 – Njė rast tjetėr kur muslimani duhet tė thotė “istiadhen” ėshtė pėrpara kryerjes sė mėkatit. Nuk ka dyshim se kur njeriu vendos tė kryejė njė mėkat, ai ėshtė bėrė pre e kurtheve dhe ngacmimeve tė shejtanit. Nėse ai nė kėtė rast e mund vetveten dhe shejtanin duke thėnė “istiadhen” rrjedhimisht largohet edhe nga mėkati.


_______________________________________________________


[1] Sure En Nahl: 98.

[2] Transmeton imam Ahmedi, nr: 13992. Hadithi ėshtė i saktė.

[3] Transmetojnė imam Buhariu, nr: 142 dhe imam Muslimi, nr: 375.

Fortėsia e besimtarit dhe qėndrueshmėria e tij
Intelektual tė shquar shqiptar nė mediat arabe

Emancipimi i femrės pėrmes islamit
GRUAJA NĖ ISLAM

SHĖNDETI
Ushqimet e preferuara tė Muhamedit a.s.

Hafėz Ibrahim Dalliu
Komentimi i Istiadhes